[sgmb id=”1″]
Minutat kalojnë dhe takimi mes Kreut të PD, Bashës e Kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet në Presidencë me ftesë të Kreut të Shtetit, Bujar Nishani po hynë në orën e tretë të saj. Mësohet nga burime konfidenciale se po zhvillohet një negociatë.
Sipas Citynews, mësohet se oferta e Ramës për Bashën ka kaluar nga 6 në tetë ministra në kabinetin qeveritarë, por me kushtin e vetëm që Kryeministër të jetë vetë Edi Rama.
Pra e thënë ndryshe, Rama pranon qeverinë teknike, por kërkon të jetë vetë në krye të qeverisë teknike. Ajo që mësohet është se në ofertën e re është dhe përfshirja e partive të tjera në kabinet qeveritar, për periudhën që çon vendin në zgjedhje. Dhe sipas këtij portali, ndryshe nga oferta e parë, ku Basha propozonte emrat dhe ata i zgjidhte Rama, këtë herë do të jetë vetë PD që do të vendosë për ministrat e saj në kabinet. Kjo ofertë është në diskuim, por ende nuk ka asnjë të dhënë nga takimi.