[sgmb id=”1″]
Vrapimi din të jetë monoton, i lodhshëm dhe ushtrim të cilin shpeshherë përtoni ta bëni. Mos të përmendim faktin se mund të shkaktojë dhimbje falë sprintave, kallje të muskujve, etj.
Sidoqoftë, nëse deri tani keni qenë duke vrapuar me qëllim që të digjni kalori, atëherë kemi lajme të mira për ju: ekziston një ushtrim dhjetë-minutësh të cilin mund ta bëni në vend të vrapimit, e i cili djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim.
Fjala është për kërcimin me litar.
Studimet më të fundit tregojnë se dhjetë minuta kërcim me litar është po aq efektiv sa 30 minuta vrapim kur është fjala për djegien e kalorive dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.
Kërcimi me litar ndihmon në djegien e dhjamit dhe ndërtimin e muskujve, ndërsa më e mira e këtij ushtrimi është se mund ta kryeni kudo.
Nuk kërkon shumë hapësirë, e as nuk ju merr shumë kohë, prandaj arsyetimi “nuk kam kohë për palestër” nuk mund të përdoret për t’i ikur këtij ushtrimi të mrekullueshëm.
Veç kësaj, kërcimi me litar nuk i bonifikon vetëm muskujt e këmbëve, por edhe duart, këmbët, shpinën, muskujt e barkut dhe shpatullat.