[sgmb id=”1″]
Adoleshenti Stavro Kotorri, 18-vjeçari me banim në Tiranë që u kap nga policia e Lezhës teksa tentonte të trafikonte 9 mina me telekomandë, eshte ky personi qe shihni ne foto.
Sipas “BalkanWeb”, qe publikon edhe foton Stavro është djali i biznesmenit Hikmet Kotorri i ekzekutuar 4 vite më parë në kryeqytet.
Ai u arrestua dje në përpjekje për të trafikuar mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, bashkë me mikun e tij, Franko Çinari, 21 vjeç.
“BalkanWeb” shkruan se për të rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal, policia e Lezhës përdori një metode speciale hetimi. Blutë e Lezhës infiltruan një agjent brenda grupit i cili ra në kontakt me ta dhe porositi një minë.
Ndërsa policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar si pjesë të grupit ku bënte pjesë edhe Stavro, po hetohet gjithashtu për të zbardhur qëllimin e prodhimit të minave dhe kush i kishte porositur ato.