[sgmb id=”1″]
Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë masive të shtunën, më 13 maj përpara kryeministrisë, ndërsa përveç deklaratave se do të jetë paqësore, nuk kanë munguar as tonet e larta dhe thirrjet për një Republikë të Re, që siç shprehet kryedemokrati Basha, e shënoi fitoren e saj të parë në Kavajë.
Por pavarësisht deklaratave, BalkanWeb mëson se Partia Demokratike ka thirrur një marins amerikan për t’ju ardhur në ndihmë.
Gazetarja Elda Menga konfirmon për BalkanWeb se amerikani i quajtur Brandon i është bashkuar tashmë PD-së për organizimin e kësaj proteste dhe raportohet të ketë rolin e këshilluesit.
I kontaktuar nga PD-ja, Brandon mësohet se ka qënë edhe marins në Irak, ndërsa është parë disa herë edhe në selinë e PD-së, gjatë takimeve të ndryshme aty.
Kujtojmë që dje dhe pardje në selinë blu Basha është takuar me deputetët dhe kryesinë e PD, aleatët por edhe krerët e partisë në rrethe për të organizuar pikërisht tubimin më të madh, siç thonë, të organizuar ndonjëherë.
Porotesta pritet të nisë të shtunën në orën 12:00 dhe nuk dihet se sa do zgjasë.