Loading...

“Kujdes me shqiptarët!” Deklarata e Haradinajt ‘çmend’ edhe Rusinë.

[sgmb id=”1″]

Deklaratës së Ramush Haradinajt drejtuar Aleksandër Vuçiqit që “të mos luaj më me shqiptarët”, i ka reaguar edhe shteti i Rusisë, pas reagimeve të shumta nga Serbia.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar me një deklaratë në faqen e saj zyrtare duke e cilësuar komentin e ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si të papranueshëm, njofton Klan Kosova.

“Është e papranueshme që mbrojtësit e Prishtinës, sidomos BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, nuk i janë përgjigjur ashtu si duhet deklarimeve të tilla të ekstremizmit të shfrenuar. A nuk po ndodh ky reagim për shkak se partnerët tanë perëndimorë po e shohin këtë si normale? A është kjo e pranueshme në Evropën moderne? A e mbështesin Brukseli dhe Uashingtoni deklarimin e Haradinajt?”, janë pyetjet e shtruara në deklaratën e lëshuar.

“Në mbështesim përgjigjën që është dhënë nga lidershipi serb këtij militanti që ishte i përfshirë në krime të tmerrshme, veçanërisht kundër civilëve gjatë konfliktit të viteve 90-ta në Kosovë.

Rusët shkruajnë se kjo deklaratë e Haradinajt ishte e pritshme pas lirimit të tij nga Franca dhe mosekstradimit të tij në Serbi.

“Kjo tregon se ky kinse-shtet është burimi më i madh i destabilitetit në rajon dhe bashkëpunimi i heshtur për realizimin e aspiratave për Shqipërinë e Madhe çon drejt një tensioni ndëretnik me një potencial të madh për konflikt në Ballkan”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com