[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur turin e tij në qarkun e Korçës, teksa gjatë vizitës në Bashkinë e Devollit, ai është pritur nga demokrati Bledion Nallbati, kryebashkiaku i qytetit.
Takimi është zhvilluar në lidhje me inspektimin e projektit për rikualifikimin urban të Devollit e më konkretisht qendrës së qytetit.
Por ky takim, ndryshe nga rastet kur Rama takon kryebashkiaken e djathtë të Shkodrës Voltana Ademi, nuk është shoqëruar me tensione e kritika, përkundrazi…
Kryebashkiaku i djathtë Nallbati ka falenderuar kryeministrin për çeljen e projektit ndërsa Edi Rama është përgjigjur duke thënë se kjo është një pasqyrë e denjë e bashkëpunimit me PD-në… një “precedent” ky që nuk ndodh shpesh në politikën shqiptare.
“Pedonalja në qendër të qytetit shkon 500 metra linearë. Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje”, – tha Bledion Nallbati, kryetari i Bashkisë së Devollit.
“Patjetër, kjo është një pasqyrë e mirë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Do të vazhdojmë me sheshin dhe me pjesën tjetër, pastaj shohim për t’u futur më thellë se çfarë problemesh ka”, – tha kryeministri Edi Rama.