Loading...

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”!

[sgmb id=”1″]

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë në bashkëpunim me përfaqësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Fakultetin e Shkencave Sociale, Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe repartin e Toksikologjise të QSUT, organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Znj. Elona Gjebrea, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Nazira Artykova si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, referues në këtë Konferencë.

Në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj theksoi se fenomeni i Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është problem vetëm i shoqërisë sonë, por i kalon kufijtë duke u bërë një problem global, ndaj konferenca e sotme dhe studimi i përgatitur janë një vlerë e shtuar në ndihmë të Policisë së Shtetit për frenimin e këtij fenomeni.

Bilbil Memaj:

Më lejoni që në emër të Akademisë së Sigurisë t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj mirëseardhjen në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” organizuar dhe përgatitur nga Akademia e Sigurisë dhe Policia e Shtetit.

Depresioni dhe vetëvrasja është një problem global ndaj Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë përgatiti këtë studim për të dhënë ndihmesën e vetë në frenimin dhe në parandalimin e këtij fenomeni që po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë.

Për të bërë të mundur këtë studim grupi i punës i Qendrës Studimore dhe Shkencore të Akademisë së Sigurisë u ndihmua nga disa institucione të tjera si: Insituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Instituti i Mjekësisë, Laboratori Qendor i Kriminalistikës, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti i Mjekësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilën në mënyrë të veçantë e falenderojmë për bashkëpunim, shoqëria “Albsig” dhe kompania “Security Pelican”.

I falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë pasi ky studim nuk i përket vetëm Policisë, nuk i përket Akademisë po i përket mbarë shoqërisë.

Ndaj më lejoni që dhe një herë t’iu falenderoj për pjesëmarrjen dhe ta deklaroj të hapur konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, theksoi rëndësinë që ka ky studim në rastet e trajtimit të këtij fenomeni, duke vënë në pah se konferenca e sotme do të ndihmojë në mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit si dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave për parandalimin e kësaj dukurie.

Çako:

Përshëndetje të gjithëve.

Një falenderim të veçantë për të gjithë miqtë tanë që ndodhen sot në këtë konferencë sa të rëndësishme dhe të veçantë, për partnerët tanë strategjikë dhe të kudondodhur në punët tona dhe për Dr. Artykova përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të nderuar pjesëmarrës.

Së pari do të doja të falenderoja edhe studiuesit, Akademinë e Sigurisë, Komitetin Organizator, Komitetin Shkencor dhe koordinatorët e konferencës për organizimin dhe mundësimin e këtij aktiviteti shkencor, që trajton një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet sot jo vetëm shoqëria Shqiptare.

Ky problem delikat dhe me ndjeshmëri të gjerë kombëtare e kapërcen kufirin e Shqipërisë dhe gjendet i shpërndarë në mënyrë globale.

Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje.

Nisur nga përmasat e fenomenit përballja e vazhdueshme dhe vëmendja e strukturave policore në të, përballja e vetë shoqërisë Shqiptare me raste të tilla si dhe nga mungesa e studimeve të mirëfillta në këtë fushë u propozua dhe u realizua nga Qendra Kërkimore Shkencore e Akademisë së Sigurisë një studim mbi depresionin dhe vetëvrasjen, i cili nëpërmjet kumtesave do të prezantohet përpara këtij auditori të nderuar.

Kjo konferencë është organizuar me qëllim mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe eksplorimin në thellësi, trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të dukurisë së vetëvrasjes, të tendencës së saj sidomos në 10-vjeçarin e fundit analizën shumë dimensionale të kësaj dukurie për të evidentuar problematikat faktorët që e nxisin e mundësojnë e që krijojnë terren për zhvillimin e saj, ndikimin e tyre në fushën e sigurisë si dhe për dhënien e rekomandimeve për hartimin e politikave për parandalimin e reduktimit të kësaj dukurie.

Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta.

Gjetjet interesante të studimeve që do të prezantohen në këtë konferencë do të na ndihmojnë për të përcaktuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e saj, me synim sensibilizimin e institucioneve përgjegjës për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin e kësaj dukurie.

Kjo i shërben edhe punës si institucion Policisë, për monitorimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë shkencore dhe jo shtetërorë, grupe potenciale të rrezikuara nga kjo dukuri si dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Duke uruar që institucionet pjesëmarrëse të gjenden përsëri bashkë në këtë bashkëpunim shkencor të mëtejshëm, uroj që punimet e kësaj konference të sjellin rezultate pozitive nëpërmjet përfundimeve dhe rekomandimeve të saj për të ardhmen . I uroj konferencës punë të mbarë.

Në vijim të konferencës, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea theksoi rëndësinë e kësaj konference e cila organizohet për herë të parë në vendin tonë duke nënvizuar se çështja e fenomenit të Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është një çështje vetëm e Evropës por ka një shtrirje akoma edhe më të gjerë në Ballkan dhe në Shqipëri.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com