Loading...

Komunikate e Policise Vlore : Arrestohen dy shetas nga fshatrat… !

[sgmb id=”1″]

Komunikate e Policise Vlore:

Policia ka arrestuar në flagrancë, shtetasin: – Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Harilla Balli, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a/, i Kodit Penal. Vlorë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: – Taulant Memsullaj, 21 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, neni 182/2 i Kodit Penal. Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com