Loading...

Këto janë fotografitë e mega-jahtit që i përket miliarderit rus, Andrey Melninchenko’s.

[sgmb id=”1″]

Këto janë fotografitë e mega-jahtit që i përket miliarderit rus, Andrey Melninchenko’s.

I fotografuar në ujërat e Monacos, jahti me emrin ‘Sailing Yacht A’ që kushton 425 milionë euro, ka tri shtylla që janë më të larta se kulla e Big Ben’it në Londër.

Enterieri i anijes luksoze është mbajtur sekret nga pronari dhe dizajneri, por fotografët kanë arritur të kapin një copëz të luksit që mbretëron në jaht.

Element interesant është një karrike që siç shihet nga fotot është në formë të një fytyre gjigante njeriu.

Në pjesën e pasme të jahtit janë dy anije të vogla që përdoren për shpëtim ose për transportim më të shpejtë në breg.

Gjatë natës, jahti ndriçon ujërat e detit me dritat speciale në të cilat ka shpenzuar miliarderi rus, i cili njihet për dashurinë e tij për anijet luksoze.

Melninchenko është i martuar me modelen serbe Sandra Nikolic, e cila kishte takuar rusin në një ndejë në jug të Francës më 2003.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com