[sgmb id=”1″]
Policia e Shtetit eshte ne angazhim maksimal per protesten e te shtunes qe ka paralajmeruar opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Per te siguruar rendin e qetesine, mesohet se do të angazhohen mbi 2 mijë efektivë me uniformë policie, teksa do të ketë edhe policë civilë mes protestuesve.
Por edhe pse opozita e ka theksuar disa herë që protesta do të jetë paqësore, frika edhe e ndërkombetareve por edhe ne Policine e Shtetit eshte se mund te kete trazira. Ambasada amerikane ka leshuar nje njoftim per shtetasit amerikane qe jetojne ne Tirane te kene kujdes diten e shtune.
Në terren mesohet se në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe repartit RENEA.