[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizites së tij në Dibër, ku është takuar me banorë, fermerë dhe qytetarët, duke iu kërkuar votën, situatën më të vështirë duket se e ka pasur me një të moshuar, i cili sipas rrëfimit të vetë kryeministrit është denbabaden i djatht.
“Një i djathtë denbabaden që më rraskapiti sa të gjithë intervistuesit bashkë në një vit”, thotë Rama në përshkrimin e videos.
DIALOGU
Rama: Unë që sot e di kujt do ja japësh votën ti.
I moshuari: A…ku e di?
Rama: S’ta them!
I moshuari: Do ta jap ty.
Rama: Jo nuk ma jep mua ti votën.
I moshuari: Kush tha?
Rama: Ta them unë.
I moshuari: A të jap besën që ta jap?
Rama: Mos më vër në pozitë mua.
I moshuari: E jo, jo mos luj pra…
Rama: Hajde ma jep!
(I moshuari tërheq dorën)
Rama: E sheh nuk ma jep.
I moshuari: Ta jap pra…
Rama: A do ma japësh?
I moshuari: Po për Zotin!
Rama: A bravo, hajde të puth cik.
Rama: Ta mora votën