Loading...

Kandidati për Avokat të Popullit: Ja e vërteta e mesazheve erotike me gruan e martuar:’Ti je për një shkundje’

[sgmb id=”1″]

Une qe po ju shkruaj jam Jordan DACI dhe arsyeja e shkrimit ka te beje me nje lajm te publikuar nga ana e portaleve me titull “Zbulohen SMS-të e kandidatit për Avokat të Popullit me një grua të martuar: Ti je për një shkundje 

Duke respektuar maksimalisht median dhe misionin e saj fisnik, ju bej me dije se lajmi i publikuar nga ana juaj eshte teresisht i pavertet dhe eshte fabrikuar nga personi S.RR me banim në Durrës i cili ka një histori të provuar tentative vetëvrasje, kallëzimesh për kanosje ndaj ish bashkëshortes së tij të cilën e ka rimartuar edhe njëherë disa  vite më vonë etj, fakto këto që do të analizohen dhe vërtetohen nga hetimi që do të kryej organi i akuzës pas kallezimit te depozituar nga ana ime ne lidhje me kete ceshtje. Madje per informacionin tuaj, më datë 28.03.2017 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës është paraqitur një kërkesëpadi me objekt “Zgjidhjen e martesës ligjore midis paditës… dhe të paditur S.Rr….”.

Padi e cila është paraqitur shumë kohë më parë sesa lajmi i prodhuar dhe që është bërë shkak edhe për tronditjen psikike të këtij personi dhe krijimin e fabrikimin e lajmeve të tilla me shpresën se do të detyronte paditësen të rikthehej përsëri të bashkëjetonte më të etj.

Në kushtet, kur ky fenomen paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për faktin që ka synuar dëmtimin e personit tim, mbrëmë kam depozituar kallëzim penale ndaj personit i cili mendohet si i dyshuar për përhapjen në rrjetet sociale të një lajmi të tillë jo të vërtet dhe dashakeqës. Kallëzimi dhe hetimi që do të zhvillohet nga organet penale besoj do të mund të vërtetojë kryerjen e disa veprave penale nga ky person dhe unë personalisht do të ndjek të gjithë rrugët ligjore për ta çuar deri në fund këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, jam në përgatitje dhe në ditët në vijim do të paraqes në gjykatë një kërkesëpadi ndaj personit në fjalë dhe faqeve të rrjeteve sociale të cilat kanë botuar lajmin, më anë të së cilës do të kërkoj dëmshpërblim për dënimin e  shkaktuar ndaj meje dhe familjes time, si dhe në cilësinë e të dëmtuarit akuzues do të paraqes edhe kërkesë për gjykimin e çështjes penale ndaj disa faqeve dhe zotërisë në fjalë për veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”.

Në fakt, ky rast dhe shumë raste të tjera të cilat janë bërë të modës kohëve të fundit, shërben si arsye e mjaftueshme për të nxitur miratimin e normave të reja juridike të cilat do të disiplinonin këtë fenomen i cili sjell pasoja të rënda për personat të cilëve ju drejtohet dhe shoqërisë në tërësi.

Ky është vetëm një nga raste ku faqet e të ashtuquajtura portale dhe gazetarisë së portaleve, me vetëdije apo nga mungesa e profesionalizmit etj, cenon rëndë jetën private të personave, dinjitetin dhe integritetin e personave dhe të familjeve të tyre dhe në fakt, sikurse do ta përkufizonte Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, shndërrohen nga një mjet i dobishëm për një shoqëri demokratike në një “Instrument që nxit dhunën në Shoqëri” dhe promovon sjellje kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Prandaj, ky fenomen duhet të marrë fund dhe unë personalisht do të përdor të gjithë mjetet për të nxitur këto ndryshime ligjore.

Me respekt!

Jordan DACI

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com