[sgmb id=”1″]
Ka shkruan në dy numri i viktimave nga atentati në Vlorë. Policia konfirmon se ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur, Erven Hyseni.
Ky i fundit është pronari i televizionit “Vlora Channel” si dhe i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit.
Nga breshëria e armëve humbi jetën edhe drejtori i OSHEE Vlorë Roland Saliu, i cili ndodhej në lokal.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.