Loading...

Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për marrëveshjen Rama-Basha.

[sgmb id=”1″]

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje situatës politike para zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri. Duke nisur nga ato italiane, shkruajnë për marrëveshjen mes opozitës dhe maxhorancës që solli riorganizimin e qeverisë.

Mediat flasin për disa prej emrave të rinj në kabinet, si për ministrin e ri të Brendshëm Dritan Demiraj, i cili është larguar nga puna për shkelje disiplinore nga Ministri aktual i Mbrojtjes. Po kështu shkruhet edhe për zonjën Mandia që do të mbajë detyrën e zëvendëskryeministres, raporton “BalkanWeb”.

“Riorganizim i qeverisë në Shqipëri pas marrëveshjes me opozitën. Kryeministri socialist Edi Rama ka pranuar mbrëmjen e së dielës, emrat e 7 ministrave teknikë të propozuar nga opozita e qendrës së djathtë, të drejtuar nga Lulzim Basha, siç parashikohej nga marrëveshja politike e arritur mes dy liderëve disa ditë më parë. Ndër të tjerave, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme shkon Dritan Demiraj, ish-komandant i forcave speciale të ushtrisë shqiptare”, shkruan sot TgCom.

Agjencia Nova
“Kryeministri shqiptar i qendrës së majtë ka emëruar 7 anëtarët e rinj të qeverisë së tij, të gjithë të propozuar nga opozita e qendrës së djathtë, të drejtuar nga Lulzim Basha, në vijim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë mes dy liderëve që i dha fund një krize të gjatë me pasoja të paparashikueshme.

Me detyrën e zëvendëskryeministrit është emëruar Ledina Mandia, ish-avokate e Shtetit dhe këshilltare aktuale e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Ndërsa drejtimi i Ministrisë së Brendshme i është besuar një koloneli të ushtrisë, Dritan Demiraj, ish-komandant i njësisë speciale. Disa herë pjesëtar i misioneve ushtarake dhe me medalje të shumta të marra gjatë karrierës, por Demiraj u hoq nga ministri aktual i Mbrojtjes, për shkelje të disiplinës ushtarake”, shkruan “Agenzia Nova”, raporton “BalkanWeb”.

BalkanInsight
Ndërsa qeveria shqiptare dhe partitë opozitare përgatiten për të implementuar një marrëveshje që supozohet t’i japë fund bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, analisti politik Mentor Nazarko tha se e konsideron marrëveshjen “historike”

“Shtrëngimi i duarve në fund të marrëveshjes nuk është parë në vend që nga viti 2002”, tha ai për portalin Konica më 18 maj.

Sidoqoftë, të tjerë duke vëzhguar situatën shprehin opinione të ndryshme.
Marrëveshja e javës së kaluar ka tronditur skenën e ngrirë politike të Shqipërisë dhe shkaktoi një valë debatesh të nxehta.

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati, tha për BIRN se ai e sheh marrëveshjen si një gjest më shumë politik sesa një mekanizëm real për të garantuar standardet në zgjedhjet e ardhshme më 25 qershor.

Daily Mail
Tabloidi britanik e nis shkrimin për Shqipërinë me dekretimin e datës së zgjedhjeve më 25 qershor nga ana e Presidentit të Republikës.

“Presidenti i Shqipërisë ka dekretuar zgjedhjet parlamentare, të cilat janë shtyrë si pjesë e kompromisit midis partive politike, më 25 qershor.

Zgjedhjet ishin planifikuar për në 18 qershor, por u shtynë si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Europian dhe Bashkimit Evropian.

Presidenti Bujar Nishani zhvendosi zgjedhjet me një në llogari të kompromisit midis Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike.

Opozita ka bojkotuar parlamentin që nga shkurti dhe nuk është regjistruar për zgjedhjet, duke pretenduar se qeveria do të manipulonte zgjedhjet.

Parlamenti u shpërbë para zgjedhjeve, por pritet të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm të hënën për të ndryshuar shtatë vende ministrore që Kryeministri Edi Rama u dha demokratëve.

Ai gjithashtu pritet të votojë krijimin e organeve të vettingut të ngarkuara me vlerësimin e të kaluarës së rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, një kërkesë kyçe nga Bashkimi Europian përpara dakordësisë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Sipas dekretit të së dielës, edhe zgjedhjet bashkiake që ishin parashikuar të mbaheshin më 7 maj në një qytet perëndimor dhe që u anuluan për shkak se qeveria kishte frikë nga konfrontimet gjatë një tubimi opozitar të planifikuar për atë ditë, gjithashtu do të mbahen më 25 qershor.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com