Loading...

Ja baza Amerikane ku u derguan prostituta dhe alkol!

[sgmb id=”1″]

Firma amerikane Sallyport Global është akuzuar nga autoritetet e SHBA’ve për kontrabandim të alkoolit, vjedhje dhe trafikim me qenie njerëzore gjatë kohës sa kompania ishte e kontraktuar për ta mbrojtur bazën amerikane ‘Balad’ në Irak.

AP raporton se Sallyport Global kishte kontratë me ushtrinë amerikane në vlerë prej 700 milionë dollarësh. Sipas një raporti të hartuar nga dy hetues të administratës amerikane, kompania në fjalë kishte futur sasi të mëdha alkooli përmes aeroplanëve në bazën në Irak.

Madje, në një rast, duke qenë se aeroplani ishte i stërngarkuar me alkool, kishte qenë pranë të shkaktonte një aksident pasi kishte ateruar në pistën e bazës ushtarake.

Baza ajrore Balad stacionon aeroplanë luftarakë F-16, të cilët Sallyport Global kishte për detyrë t’i ruante.

Por, sipas këtij raporti, punonjësit e kompanisë ishin shpesh të dehur.

ipas AP, ky mjet ishte përfshirë në vjedhje të gjeneratorëve. Në foto teksa largohet i papenguar nga vendi i ngjarjes
Sipas akuzës, ata kishin trafikuar edhe katër prostituta nga Etiopia duke i maskuar si punëtore të bazës, për t’i shfrytëzuar brenda bazës si punëtore të seksit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com