Loading...

Greqia e frikësuar nga makthi i “Shqipërisë së Madhe”

[sgmb id=”1″]

Ngjarjet e fundit në rajon, situata në Maqedoni dhe deklaratat për bashkimin e mundshëm të Shqipërisë me Kosovën, kanë rizgjuar në Athinë frikën nga makthi i “Shqipërise së Madhe”.

Një prej gazetave kryesore greke, “Idisis” i ka kushtuar ballinën e të shtunës kësaj teme, me titull  “Shqetësim i madh nga Shqipëria e madhe”, përcjell shqiptarja.com.

Sipas gazetës greke, është vetëm çështje kohe shpërthimi i konfliktit ndëretnik në Maqedoni, e cila në mënyrë të pashmangshme do të shpjerë në ndarjen e vendit.

Sipas analistëve grek, ky zhvillim shënon hapin e parë që të bëhet realitet “ëndrra e ithtarëve të “Shqipërisë së Madhe” në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Ankara.

E përditshmja athinase ‘’Idisis” citon burime diplomatike greke, por edhe europiane, sipas të cilave, krahas inicimit të Shqipërisë së Madhe, do të fillojnë përpjekjet edhe për “Bullgarinë e Madhe” dhe “Serbinë e Madhe”.

Ndërkohë gazeta vë në dukje se Athina  insiston në mosndryshimin e kufijve, duke cituar kështu edhe një deklaratë të ditëve të fundit, të ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias.

“Kërkohet respekt i madh ndaj kufijve. Greqia është në mënyrë të qëndrueshme në favor të stabilitetit të rajonit tonë”, deklaroi Kotzias.

Sipas shtypit grek, zhvillimet e fundit në rajon dhe shqetësimet e Athinës janë diskutuar edhe në një takim midis kryeministrit Tsipras dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Aleksis Tsipras gjatë ditëve në vijim do të ndërmarrë iniciativa për stabilitetin në rajon, iniciativa që kanë edhe mbështetjen e Berlinit, nënvizojnë mediat greke

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com