Loading...

Gramoz Ruci:“Partia Socialiste hyn në zgjedhje me qëllim për të vetqeverisur dhe jo bashkëqeverisur me forca të tjera politike”

[sgmb id=”1″]

“Partia Socialiste hyn në zgjedhje me qëllim për të vetqeverisur dhe jo bashkëqeverisur me forca të tjera politike”. Keshtu deklaroi Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.Gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e qarkut të Fierit, Ruçi tha se falë vendimeve të marra nga Edi Rama vendi do të shkojë i qetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Mandatin e ardhshëm Partia Socialiste synon ta drejtojë e vetme qeverinë dhe jo me forca të tjera politike.
Objektivin e artikuloi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi zhvilluar me të rinjtë e qarkut të Fierit që studiojnë e punojnë në Tiranë.

“Sot po dëgjoni, ore ky Edi Rama mos ka bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë me Lul Bashën, do ketë kolaicion me LSI, me këtë apoo atë? Miqtë e mi çështja është e thjeshtë fare, ne futemi në fushatë elektorale për të marrë një rezultat elektoral jo për të bashkëqeverisur, por për të vetëqeverisur” tha Ruci.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, zhbllokim e vettingut pas arritjes së marrëveshjes PS-PD, e konsideroi fitore spektakolare të Partisë Socialiste.
Veliaj theksoi se ka dy ditë që u votua vettingu, është një nga fitoret më spektakolare të PS. PS është e vendosur jo vetëm të fitojë por të çojë deri në fudn të gjithë premtimet e saj.
Veliaj shtoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të transformojë vendin.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com