Loading...

“Gati per te treten te verteten” Basha zbulon hapin e radhes se opozites!

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri të ditur hapin e rradhës së opozitës me në krye Partinë Demokratike që udhëheq bashkimin e qytetarëve.

Ai iu drejtua qytetarëve me pyetjen “A jeni gati për të tretën, të vërtetën?” duke zbuluar se pas protestës së parë më 18 shkurt dhe të sotmes më 13 maj, një tjetër protestë do të kryesohet nga opozita deri në vendosjen e qeverisë së re.

“Shikojeni njëri-tjetrin në sy dhe më thoni a ka forcë më të madhe në këtë Shqipëri se ky bashkim, se kjo qëndresë? Vëllezër dhe motra, që nuk jeni sot me ne këto dhe ju vëllezër dhe motra të Policisë së Shtetit që iu përshëndes përzemërsisht, asnjë frikë nuk duhet të ketë asnjë prej jush.

Forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë dhuna, është bashkimi ynë, qëndresa juaj. Ju ftova të vini me gëzim dhe paqe në zemrat tuaja, e më duket se kështu keni ardhur, mbi supet tuaja dhe mbi supet e mia, e cdo shqiptari të ndershëm peshon pesha e historisë. Drita e së vërtetës, e shpresës tek Zoti, e ka mposhtur errësirën e frikës.

Ju jeni gati të marrim së bashku vendimin e madh? Jeni gati të hedhim hapin drejt së ardhmes që na pret? Dhe unë jam gati ta mbaj premtimin tim para jush, së bashku për t’iu çuar deri në fitore. Dita e madhe e Shqipërisë po afron. Unë e dija se ishte vetëm çështje kohe që shqiptarët të zbulonin kreshnikun dhe kreshnikun brenda vetes së tyre. Le ta shpallim sot njëzëri Republikën e re. E sotmja ka hyrë në histori si dita e bashkimit më të madh deri sot.

E vjetra po mundet, por që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale, ajo është akoma në dorën tuaj dhe unë kam një pyetje për ju. Nuk iu kërkoj asnjë sakrificë tjetër, iu lus që paqen ta merrni me vete në fund të këtij referendumi popullor dh eta shpërndani  në çdo fshat dhe qytet. Pyetja ime është kjo: A jeni gati të qëndroni të bashkuar dhe të bashkoheni përsëri këtu në këtë shtet deri sa Republika e re të jetë realiteti kushtetues me zgjedhje të reja që po vijnë? Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe Zoti do iu bekojë e do na bekojë me fitore.

Zgjedhjet e lira e të ndershme, të vetme zgjedhjet që Shqipëria do të ketë. Të jemi gati për të tretën dhe të vërtetën e bashkimit tonë fatal. Pasuria jonë e përbashkët, vendimi juaj i madh, republika e re nuk do të ndalet e nuk do të thyhet. Në republikën e re ne e duam dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Vëllezër dhe motra, Zoti iu bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë të dashur. Unë thërras anembanë “Fitorja e Republikës së re qoftë fitorja e çdo shqiptari”. Zgjedhje të lira, qeveri teknike, republikë e re. Besim dhe paqe në zemrat tuaja. Bëhuni gati për marshimin final. Jeni gati apo jo?”, u shpreh kryetari demokrat Lulzim Basha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com