[sgmb id=”1
Të paktën 8 punonjës të një fabrike këpucësh në Krujë kanë shfaqur shenja helmimi dhe janë paraqitur me urgjencë në spitalin e Fushe-Krujës ku kanë marrë ndihëm e parë mjekësore.
8 të helmuarit janë punonjës të një fabrike këpucësh në Bubq të cilët shfaqën vështirësi në frymëmarrje marrje mendsh dhe simptoma të tjera, shkruan balkanweb.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sapo punonjësit kishin shkuar në punë.
Punonjësit e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.