[sgmb id=”1″]
Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-117 “Shiroka” i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve britanikë, të cilët ndodheshin në bordin e një skafi turistik në gjirin e Sarandës.
Skafi turistik “GIANNINAS” me flamur grek që kishte në bord dy shtetasit angleze, z. Patrick Muldoon dhe z. William Caster, kishte ngelur në det të hapur, pasi i kishte mbaruar karburanti. Me marrjen e sinjalit Anija P-137 “Shiroka” kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në Portin e Sarandës.
Skafi u ankorua në portin e Sarandës dhe gjendja shëndetësore e shtetasve anglezë është e mire.