[sgmb id=”1″]
Një vajzë bionde që dukshëm nga dialekti i saj e tregonte origjinën shkodrane, tërhoqi vëmendjen gjatë protestës që opozita shqiptare mbajti gjatë ditës së djeshme para kryeministrisë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.
Edona Staka, e cila punon si administratore sociale në Bashkinë e Shkodrës mbajti një fjalim në podiumin e ngritur para godinës së Këshillit të Ministrave.
“Kam besuar gjithmonë që duhet me rezistu fort, se e nesërmja ka me ken e jona padyshim, por kam ndrru mendje, pse e nesërmja? E sotshmja! Dita jona asht sot e t’mos presim asnji minutë ma shumë!”-, shkruan Edona në profilin e saj në rrjetin spcial Facebook teksa ka shpërndarë edhe videon me fjalën që mbajti në protestë.