[sgmb id=”1″]
Para 4 ditësh kur filluam grumbullimin njhesha vetëm me disa prej jush . Nuk ishim akoma SKUADER por një GRUP i bashkuar rreth një objektivi të përbashkët , të cilin i°ua thashë që ditën e parë kur filloi grumbullimi … Ditë pas ditë , duke u njohur më shum me njëri tjetrin , pasi të që të gjithë kishit të njejtin impenjim , energji … dhe papritur … ajo që në fillim ishte thjeshtë iluzion nuk ishte më e atillë , ajo që për të gjithë ne ishte një ëndërr tani po behej realitet.
CUNA , ERDHI DITA JONË !!!
Futbolli dhuron shumë emocione dhe dje kur po ktheheshim me autobusin u emocionova shumë … ju falënderoj shumë për këtë … ishte pikërishte ky moment kur kuptova qe ai GRUP I BASHKUAR ishte kthyer nje SKUADËR SOLIDE …
BASHK JEMI TË PATHYESHEM
ËNDRRA JONË VAZHDON !!!