Loading...

Ekzekutimi: Fëmijët tregojnë në Polici: Babanë e thirrën, ai doli në verandë dhe pastaj…

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 21.30 të kësaj të diele në fshatin Rukaj të Matit, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Hajredin Lleshi, 64 vjeç, babai i tre fëmijëve.

Burime pranë Komisariatit të Policisë Mat pohuan se persona të maskuar dhe të panjohur e kanë qëlluar Lleshin me breshëri kallashnikovi teksa ai ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Të njëjtat burime sqarojnë se krismat janë dëgjuar nga banorët e lagjes Lleshaj të cilët kanë njoftuar fillimisht Policinë dhe pastaj kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur ti vijnë në ndihmë të plagosurit, raporton korespondenti i ‘Panorama’ në Mat.

Bashkëshortja dhe fëmijët e Lleshit janë shprehur se nuk kanë parë askënd, por kanë dalë menjëherë jashtë, sapo kanë dëgjuar të shtënat.

“Para dy vitesh na kanë vrarë dhe xhaxhain. Babain e thirri “dikush” dhe ai doli në verandën e shtëpinës. Sapo doli në derë dëgjuam krisma”, mësohet të jenë shprehur femijet e viktimës.

Policia është vënë menjëherë në lëvizje për ta zbuluar dhe kapur autorët e krimit.

Fillimisht janë bllokuar rrugët që të çojnë në fshatin Prell, Bruç dhe Urakë. Po sipas Policisë lokale shkaku i vrasjes mendohet të jetë hakmarrja.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com