Loading...

Ekzekutimi i dyfishtë në qendër të Vlorës i drejtori të OSHEE-së, Roland Saliut dhe pronarit të një medie lokale, Erven Hysneit ka bërë që qyteti jugor të blindohet nga forca te shumta policisë!

[sgmb id=”1″]

Ekzekutimi i dyfishtë në qendër të Vlorës i drejtori të OSHEE-së, Roland Saliut dhe pronarit të një medie lokale, Erven Hysneit ka bërë që qyteti jugor të blindohet nga forca te shumta policisë që janë vënë në lëvizje për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, në zonën e quajtur Sheshi i Flamurit, ku sipas dëshmive të para të mara në vendngjarje, duke marrë parasysh që kjo është një zonë e populluar ë qytetit, mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar. Fill pasi kanë qëlluar mbi objektivin e tyre, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja, të cilën e kanë djegur pak metra larg qytetit, në zonat rurale të Vlorës.

Po ashtu mësohet se biznesmeni vlonjat Erven Hyseni, njëherësh pronar i “Vlora Channel” është i afërm i Akil Rakipit, i cili u vra në masakrën e Çoles në vitin 2015.

Si ndodhi masakra e Çoles më 7 prill 2015 në lagjen “1 Maji” të Vlorës

Nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve të mbledhura nga Prokuroria ka rezultuar se shtetasit Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më dt 07.04.2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjerin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë (që lidhej me shtetasin Xhuljano Maskaj).

Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12.33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj, më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13.50 e në vijim.

Rreth orës 14:00 të dt 07.04.2015 Ardi Velaj dhe Haki Rakipi janë filmuar duke ecur së bashku në drejtim të kafe „Ador” ,njëri prej të cilëve është duke pirë cigare.

Velaj dhe Rakipi janë futur në njërën nga hyrjet e lokalit (lokali ka dy hyrje)dhe kanë ndaluar në verandë përballë njëri-tjetrit, duke biseduar dhe pirë cigare.

Pas rreth dy minutash në hyrjen tjetër janë shfaqur së bashku Albi Limaj dhe i pandehuri Aleksandër Llanaj.

Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit, i pandehuri Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, ka goditur me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht në drejtim të Ardi Velaj.

Si pasojë e goditjes me armë zjarri, Velajt i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë dhe se pistoleta që ishte pranë shtetasit Ardi Velaj nuk ka realizuar asnjë qitje.

Llanaj ka goditur më pas shtetasit Haki Rakipi, fillimisht në gjoks dhe pastaj në pjesën e djathtë të kokës.

Nga automjeti tip BMV me targa AA 323 AO, ka dalë i pandehuri Bertil Aliaj, i cili pasi është futur në anën e lokalit ku ndodhej ende i gjallë shtetasi Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij.

Shtetasi Albi Limaj ka dalë nga lokali nga e njëjta hyrje që edhe është futur në verandën e tij, ndërsa i pandehuri Aleksandër Llanaj, ka dalë nga pjesa tjetër e lokalit nga ku ishin futur dhe qëndronin në verandë të shtrirë në tokë kufomat e shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj është futur në automjetin BMV X5, me targa AA 323 AO që drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me këtë të fundit.

Më pas, i pandehuri Ani Begaj është afruar tek i pandehuri Bertil Aliaj me të cilin kanë komunikuar dhe ku i ka dhënë armën e luftarake që i pandehuri Aleksandër Llanaj ka bërë goditjet.

Më pas, i pandehuri Bertil Alliaj dhe i pandehuri Ani Begaj pasi nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet edhe të shtetasit Albi Limaj për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, i pandehuri Bertil Aliaj është larguar me vrap.

Gjatë largimit të tij, Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka faktor plotësues të qitjes në dorë.

Alliaj është larguar midis pallateve, i pandehuri Ani Begaj ka dërguar në spital të pandehurin Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur.

“Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar kufoma e shtetasit Albi Limaj. Nga kqyrja e kufomës rezulton se në trupin e viktimës vihet re një goditje me armë që i ka shkaktuar vdekjen dhe se gjatë kqyrjes i është gjetur një predhë.

Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur shtetasit Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokalit ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj.”

Nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe të ndjerin Albi Limaj (i cili ka organizuar edhe takimin).

Prokuroria thotë se “në lidhje me vrasjen e të ndjerit Albi Limaj, i pandehuri Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen”.

Përfundimisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë çmon se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer veprën penale të „Vrasjes në rrethana cilësuese” të shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj të kryer në bashkëpunim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com