[sgmb id=”1″]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme që padyshim ka tronditur gjithë opinionin e gjerë. 16-vjeçarja, Blerta Pepa humbi jetën pas mesnatës së të hënës në sallën e operacionit të spitalit privat “Continental” në Tiranë.
Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës nga anestezisti i cili asistoi në operacionin, shkruan Albeu.com/.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist Tefik Zhurda, 53 vjeç, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.
Ndërkohë lidhur me këtë ka reaguar kolegu i Zhurdës i cili shprehet se të njëjtën gje do të bënte sic bëri shoku i tij, madje do të vetëvritej me anestezi.
Postimi i kolegut të mjekut:
Edhe une do te beja te njejten gje qe beri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do te vetvritesha me anestezi.
Nuk ka kam mundesi tjeter per te shprehur keqardhjen, hidherimin dhe humbjen qe prindrit e vajzes perjetojne keto momente, vec edhe une te shprehem sic shoku im u shpreh.
Nuk ka mundesi tjeter per te sqaruar median dhe opinionin e gjere, rreth trysnise qe ushtrohet ndaj mjekeve dhe vecerisht anestezisteve, vec kembimit koke me koke, me jeten e humbur.
Nuk ka mendesi tjeter per tju treguar juve, sa dashuri dhe humanizem, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, per cdo njeri te humbur ne punen tone.
Nuk ka mundesi tjeter per ti sqaruar opinionit, se ne cdo vend te botes nje i semure me nje komplikacion te till, eshte e destinuar te kete nje fat te till.
Nuk ka mundesi tjeter per ti shprehur madias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin,i semuri vdes, Por nuk mund te ndodhi qe mjeku te paragjykohet per humanizmin, profesionalizmin dhe pergjegjesine prinderore, aq sa te bej suicid, qe ta besojne qe nuk eshte sic ju e mendoni.
Nuk ka mundesi tjeter qe Tefiku dhe te gjithe koleget e mi,tju tregojne se, kemi dhuruat gjak per te semuret tane, pa na e kerkuar njeri dhe pa ja thene njeriu, per te shpetuar jeten e te semureve tane, te cilet kane patur nevojen urgjente per gjak dhe me pas jemi kthyer ne pune.
Nuk ka mundesi tjeter tju tregojme se ne me shume flem ne spiatle se sa ne shtepi, qe me shume rrime pa gjume, se sa flem.
Nuk ka mundesi tjeter per te treguar se te gjithe ne, jemi te vetem ne kete beteje te pabarabaret me opinionin dhe shtetin i cili asnjehere nuk na ka mbrojtur.
Nuk ka mundesi tjeter per ti treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te sigurar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez.
Nuk ka mundesi tjeter per te perballuar fjalen helm te medias, cila duke e menduar mire dhe me cinizem thote,qe anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezise.
Nuk ka mundesi tjeter te spjegojemi, qe pas cdo te semuri qe ne anestezojme, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykaten dhe gjithmone kemi qene te paragjykuar, per mos humanizem.
Nuk ka mundesi tjeter qe tju themi :
Njerez ju duam shume dhe ne jemi dite e nate ne roje te shendetit tuaj,madje duke dheme dhe jeten tone, qe ta kuptoni dashurine dhe pasionin tone per kete mison.
Nuk ka mundesi tjeter tju themi: Njerez ne jeten tone e kemi per Ju.