Loading...

E rralle kompania Gjermane nderton Diellin e pare artificial!

[sgmb id=”1″]

Një kompani gjermane ka ndërtuar diellin e parë artificial, një impiant të fuqishëm me ndriçim dhe ngrohje, që do të shërbejë për të shtyrë teknologjitë aktuale drejt limiteve të reja. Mes shpikjeve të shumta teknologjike që bëhen çdo ditë në të gjithë botën, një nga më të pabesueshmet është dielli artificial, i ndërtuar në Gjermani. Bëhet fjalë për një impiant të ri, që ka si qëllim të prodhojë rreze dielli si ato të vërtetat, të përftohet ndriçim dhe ngrohje sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo shpikje e re në të ardhmen mund të bëhet pjesë e jetës sonë.  Funksionimi i impiantit është  me kosto të lartë, por suksesi i tij është që ne mund të prodhojmë diçka që deri më sot ishte e paarritshme në mënyra të tjera.

Përbërja e impiantit

Image

Impianti është i përbërë nga 149 drita, ku secila prej tyre ka fuqi të lartë për të prodhuar energji. Dritat janë vendosur në drejtime paralele, në mënyrë që secila prej tyre të  ketë hapësirë të barabartë . Në këtë formë arrihet që të përftohet temperaturë preh 3500 gradësh, që të krijohet ideja e njollës diellore. Një rezultat i mirë është se mund të shihet edhe pak në pjesën e brendshme të diellit, ajo më e nxehta, që arrin deri në 15 milionë gradë. Një rezultat kaq i lartë për planetin tonë, do të ketë qëllim kryesor për të eksperimentuar me teknologjitë e reja që lidhen me hidrogjenin. Në gjendjen aktuale, në Tokë gjendet pak hidrogjen në liri, pavarësisht  se në univers (përfshi edhe diellin), ka shumë.  Kjo për shkak se Toka është e pasur me oksigjen dhe pak hidrogjen. Këto dy elemente lidhen bashkë dhe formojnë atë që quhet H2O, uji. Fakti që hidrogjeni i lirë është i paktë në sipërfaqen e Tokës, ndërkohë që H2O ka shumë, problemi zgjidhet duke e përftuar atë nga uji.

Si mund ta përftojmë hidrogjenin

Image

Këtu hyn në lojë dielli artificial: për të ndarë hidrogjenin dhe oksigjenin është e nevojshme që të arrihet një temperature prej 2000 gradësh  dhe me impiantin gjerman kjo gjë arrihet lehtësisht. Hidrogjeni i përftuar në masë mund të bëhet karburanti i së ardhmes, në gjendje që të djegë pa prodhuar dioksid karboni.

Sfidat e diellit artificial

Image

Natyrisht, prodhimi masiv i hidrogjenit me këtë strukturë sot është i pamundur sepse për të funksionuar për 4 orë punë, impianti kërkon një sasi energjie të barabartë  me nevojat e një familjeje mesatare përgjatë një viti. Kështu që kostot e vënies në punë të diellit artificial janë shumë të larta dhe duhet të punohet shumë që të arrihet në rezultate më të pranueshme dhe që hidrogjeni të ishte më i lirë se nafta. Ajo që është e sigurt është se, duke ofruar më shumë hidrogjen, do të jetë e mundur për të kryer eksperimente mbi të dhe në këtë mënyrë shkencëtarët do të gjejnë  mënyra të reja për ta përdorur atë dhe ndoshta për të rritur efikasitetin e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com