Loading...

“E kam të vështirë ta dëgjojë himnin e Kosovës”. Duhet të kemi një kombëtare që quhet SHQIPERIA!

[sgmb id=”1″]

Ish sulmuesi i Shqipërisë, Igli Tare, ka deklaruar se kombi shqiptar duhet të ketë një kombëtare në futboll, derisa ka thënë se e ka të vështirë ta dëgjojë himnin e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “2 me 1” të RTV 21, Tare ka thënë se e ka të vështirë t’i shoh futbollistët me etni shqiptare në një kombëtare tjetër, duke iu referuar Kosovës.

“Nuk kam asgjë kundër përfaqësimit të futbollit kosovar me kombëtare, mirëpo kam diçka kundër sepse për mendimin tim duhet të jetë një kombëtare që e përfaqëson kombin shqiptar. E kam të vështirë ta dëgjoj himnin e Kosovës ose ta shoh ndonjë lojtar shqiptar me ngjyra të tjera”, deklaroi Tare.

“Do të ishte më se e vlefshme edhe për kombin tonë që të kishim një përfaqësuese të fortë që përfaqëson të gjithë kombin shqiptar, dhe ajo do të ishte Shqipëria”, ka thënë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com