Loading...

E DHUNUAN DHE E HODHËN NË LIQEN, POLICIA GJERMANE IDENTIFIKON 19-VJEÇARIN SHQIPTAR !

[sgmb id=”1″]

Policia gjermane njoftoi ditën e hënë se një kufomë është gjetur në liqenin Anglersee të qytetit Erbach.

Kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët, të cilët lajmëruan policinë të alarmuar dhe pas hetimeve ditën e sotme është zbuluar dhe identiteti i viktimës.

Viktima është 19 vjeçari shqiptar Xhoi Musaj, i cili përpara se të vritej është dhunuar dhe keqtrajtuar rëndë. Policia kërkon dëshmitarë që e kanë njohur Musaj dhe të ndihmojë hetimet për zbardhjen e vrasjes së tij”, shkruajnë mediat gjermane.

Xhoi Musaj ka jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Westfalen. Rrethanat e dhunimit të tij janë ende të paqarta dhe nuk dihet as se kur ai është larguar tamam, por policia gjermane ka njoftuar autoritetet shqiptare dhe kërkojnë ndihmë për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu policia ka njoftuar se do të jape një shpërblim prej 3 mijë eurosh për personin që jep informacion të vlefshëm.

Xhoi Musaj ka qenë ish-nxënës i gjimnazit Andon Zako Çajupi në Tiranë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com