[sgmb id=”1″]
Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Fier gjatë ditës së djeshme. Mësohet se dy persona i kanë dhënë fund jetës.
Rasti i parë ka ndodhur në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit, ku një 75-vjeçar me inicialet H.Sh është vetëhelmuar me fotoksinë. Ai u transportua me urgjencë në spital nga familjarët, por nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, në fshatin Grecalli të Fierit në një kasolle pranë banesës u gjet i varur një 29-vjeçar me inicialet E.Gj. Nga veprimet e para hetimore të Policisë së Fierit, se i riu është vetëvarur pasi vuante nga depresioni.