Loading...

Detajet, vjehrri vrau nusen me levë se nuk i bëri kafenë!

[sgmb id=”1″]

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në fshatin Zheje të Kurbinit ku vjehrri vrau nusen e djalit me levë.

Mësohet se shkak për këtë mund të jetë kujdesi i nuses ndaj vjehrrit pasi ai ankohej vazhdimisht se nusja nuk i sherbente mire dhe për këtë janë zënë vazhdimisht.

Nga hetimet e para sherri i radhës ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur vjehrri u ankua se ajo nuk i shërbeu kafenë. Në sherr e sipër, vjehrri rrëmbeu një levë dhe e qëlloi në kokë.

Gjithçka ndodhi në banesë, ndërkohë që dy fëmijët e çiftit ishin në gjumë, kurse burri i saj në punë. Ai eshte roje, polic privat dhe punonte gjatë natës, shkruan Panorama.

Nusja që mbeti e vdekur pasi e qëlloi vjehrri me levë është Vera Tota. Mësohet se ajo u gjet e pajetë nga fqinjët e saj, pasi vjehrri ishte larguar fill pasi e qëlloi për vdekje.

Sipas burimeve, thuhet se vjehrri kishte tentuar ta vriste nusen edhe para një viti, pas sherreve po për çështjen e shërbimit.

Njoftimi i policisë

Me datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T. 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës pas një konflikti për motive të dobëta.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com