Loading...

Dëshmia e djalit:Tmerri në spital me nënën që rënkonte, ja pse e godita mjekun!

[sgmb id=”1″]

Shpendi Shyti, 26- vjeçari që goditi me grusht mjekun roje të Spitalit Ushtarak pasditen e së premtes, shpjegon arsyet që sipas tij e detyruan të bënte një veprim të tillë.

Shpendi Shyti u arrestua të shtunën në lidhje me këtë incident, pas kallëzimit të mjekut për “goditje për shkak të detyrës”, por ai u lirua nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Në letër 26-vjeçari tregon se nëna e tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kocka dhe pavarësisht urgjencës me të cilën e nisi drejt spitalit, askush nuk i erdhi në ndihmë, duke e sorollatur. Më poshtë letra e plotë që 26-vjeçari ka dërguar për gazetën, duke dhënë versionin e tij për incidentin.

LETRA

Unë që po ju shkruaj jam Shpendi Shyti. Do t’ju them të vërtetën në lidhje me ngjarjen e ndodhur të premten, madje për këtë të vërtetë mundem t’ju vë në dispozicion edhe dëshmitarë të tjerë. Ditën e premte, pasdite, nëna më telefonoi pasi unë isha në punë. Nëna më tha se ishte shumë keq. Unë shkova dhe e mora.

Telefonova ambulancën, por nuk erdhi. Mora një taksi me 5 mijë lekëshin e fundit që kisha dhe u drejtova drejt Spitalit Ushtarak. U paraqita në urgjencë. Aty më thanë ta çoja tek urgjenca provizore, te hyrja e Spitalit Ushtarak. Atje shkova dhe u thashë: “Ju lutem sillni një barelë sepse në gjendjen që është nëna nuk mund të lëvizë.

Ngaqë nëna ime vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kocka. Përgjigjja e doktorit ishte: “S’kemi barelë”. “Hajde vëlla urgjent!”, i thashë. Ai nuk lëvizi nga vendi. Aty fillova të nervozohem. Doktori doli jashtë, u afrua pranë taksisë ku ndodhej nëna, dy metra larg pacientes ishte, dhe nuk e preku me dorë fare.

Më tha: “Dërgoje te ‘Nënë Tereza’ se s’kam”. U mërzita shumë dhe i thashë: “Më sill ambulancën ta çoj, sepse ajo s’i duron dot tronditjet”. “S’kemi terezinë tuaj”, më tha. Në atë moment dëgjova rënkimin e nënës.

Një impuls shumë i fortë ma përshkoi trupin. Dhe pas atij sekondi të ligë ndodhi ajo që ndodhi. Unë dola nga vetja. Por të jeni më se të sigurt, revoltimi im nuk ishte vetëm me mjekun, por kundër të gjithë sistemit.

Pa dyshim që dhuna nuk zgjidh punë, por unë jam 26 vjeç. Dhe pas këtij momenti e kuptoj që kam 26 vjet që po fle gjumë. Tani u zgjova. Sapo të mbarojë procesi gjyqë sor dhe të mbyllet kjo çështje, unë do të largohem bashkë me familjen për të mos e kthyer kokën mbrapa më. Unë e dua shumë Shqipërinë, por më shumë dua nënën time dhe familjen time.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com