[sgmb id=”1″]
Deputetja e PDIU Mesila Doda është shprehur pa hyrë në Kuvend se e shqetëson fakti që projektligji për reklama falas në fushatë në televizionet private nga partitë vjen në momentin e fundit.
“Nuk jap dot ende gjykim, më shqetëson fakti se nuk është mënyrë serioze që të vijë në momentin e fundit, por për pjesën tjetër më vjen mirë që ka marrëveshje, vendimet që të merret duhet të kemi që ti zgjedhim”,-u shpreh Doda.
Sot pritet të kalohet për votim një projektligj në Kuvend për transmetim falas të reklamave politike në fushatë në televizionet private.
Sipas marrëveshjes, mësohet se ndryshimet në Ligjin e Medias detyrojnë të gjitha televizionet private që të transmetojnë reklamat e fushatës zgjedhore të partive falas.
Mësohet se minutazhi është 90 minuta kohë televizive për partitë e mëdha. 10 minuta do të jetë minutazhi për partitë e vogra parlamentare. Po ashtu është e ndaluar çdo lloj reklamë me pagesë për mediat.
Mesa duket ky ndryshim është bërë me qëllim parandalimin e korrupsionit në media.
Nëse ky projektligj kalon sot në parlament, partitë do të detyrojnë televizionet private të japin falas reklamat për fushatë.
Mësohet se deputetët ende nuk janë njohur me projektligjin në fjalë.