[sgmb id=”1″]
Gianni de Biasi i ka dhënë edhe një mundësi Taulant Xhakës për t’u kthyer në Kombëtare, nëse ai vendos të kërkojë falje
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka vendosur për t’i dhënë edhe një shans të fundit Taulant Xhakës që të kthehet në kombëtare.
Burime të sigurta pranë të gazetës shqiptare “Sport Ekspres”. bëjnë me dije se italiani do ta mirëpriste mesfushorin e Baselit nëse ai do të kërkonte ndjesë publike, përpara skuadrës, trajnerit dhe tifozëve.
Nëse nuk e bën këtë gjë, atëherë e ka mbyllur me kombëtaren, për sa kohë italiani të jetë në stol.
Dalja publike e tij duke fyer trajnerin ka qenë ajo që i ka vendosur “drynin” grumbullimit të tij.
Në Kombëtare nuk do të vijë as Shkëlzen Gashi. Grindja e De Biasit me të pas ndeshjes me Maqedoninë ka bërë që lojtari të largohet në Amerikë.
Për dallim prej këtyre dy futbollistëve, De Biasi në Kombëtare ka vendosur të kthej mesfushorin Ergys Kaçe dhe mbrojtësin e majtë Emir Lenjani.