[sgmb id=”1″]
Detaje tronditëse dalin në dritë nga krimi makabër në Shkodër, ku pas një debati për motive të dobëta, burri rrëmbehu armën dhe qëlloi për vdekje gruan e tij. Beqir Xhilaj ka dalë sot para togave të zeza, të cilat i komunikuan atij masën e sigurisë ‘Arrest me burg.
Burime nga prokuroria, pohuan për ‘BalkanWeb’ se 74-vjeçari pasi kishte vrarë gruan e tij, në banesë kishte shkuar djali i viktimës nga martesa e parë dhe djali i tij, ku ishin shokuar nga skena që kishin parë. “Çfarë ke bërë bab”, mësohet të jenë shprehur djemtë, ku kanë parë 47-vjeçaren të pajetë në kolltuk dhe të mbuluar nga gjaku. Por, i moshuari ka shkuar edhe më tej, ndërsa ka kërcënuar dy djemtë se do t’i vriste nëse ata tregonin të vërtetën. Beqir Xhilaj i ka bërë presion djalit të tij dhe të viktimës që të mbronin në polici tezën që Lumturie Xhilaj kishte vrarë veten.
“Po nuk thatë që ajo u vetëvra, do t’ju vras të dyve”, mësohet t’i ketë kërcënuar djemtë 74-vjeçari, shkruan ‘BalkanWeb’. Ndërkohë, djali i viktimës jetonte me çiftin në banesë.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik ndodhi gjatë mbrëmjes së të premtes në fshatin Guci e Re në Shkodër. Pas një sherri për motive të dobëta, Beqir Xhilaj akuzohet se vrau me armën e gjahut gruan e tij, Lumturie Xhilaj, 47 vjeçe. Si fillim 74-vjeçari nuk e pranoi krimin, duke mohuar të ishte ai autori, ndërsa theksoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Burime pranë policisë bënë me dije për “BalkanWeb” se Xhilaj ka qenë në gjendje tejet të rënduar psikologjike kur është marrë në pyetje ditën e arrestimit dhe nuk ka qenë aspak i qartë në përgjigjet e tij.