Loading...

Ç’bëri nëna e tij në mes të Tiranës, sot në “Ditën e Familjes” per te kujtuar djalin qe kishte humbur para disa muajsh!

[sgmb id=”1″]

Veprimi që ka bërë një nënë në mes të Tiranës prek çdo zemër, aq më shumë sot në “Ditën Ndërkombëtare të Familjes”.

Gazetarja Klodjana Lala përmes një statusi në profilin e saj në Facebook tregon historinë e trishtë që i ka ndodhur.

Para disa mujash i vdes djali në Angli dhe për ta kujtuar, nëna mbjell një pemë në këtë park dhe vendos aty foton e të birit. Ndonëse nuk dihet historia e vdekjes së tij, veprimi i kësaj nënë që kishte shkuar edhe sot për ta kujtuar është tejet emocionues.

“Këtë pemën e ka mbjellë një nënë në parkun para Taivanit. Në të ka varur foton e djalit që i ka vdekur disa muaj më parë në Angli. Sot në ditën e Familjes kishte ardhur pranë pemës që duket se i kujton të birin. Ja ç’bën nëna kur i vdes fëmija…”,- shkruan Lala.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com