[sgmb id=”1″]
Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni thuhet:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonellaspp.
Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.
Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonellaspp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shton se “me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.”
ÇFARE ESHTE SALMONELA
Salmonela është më e shpeshtë në verë se në dimër. Fëmijët janë më të prekshëm nga kjo sëmundje. Gjithashtu mund të preken fëmijë, të rinj dhe të rritur që kanë sistem imun të dobët.
Çdo njeri mund të sëmuret me salmonelë duke konsumuar ushqim me salmonelë. Kjo ndodh në disa raste: Ushqimi mund të jetë kontaminuar gjatë procesit të përpunimit ose nga ushqime të përgatitura me dorë, shkruan shije.al.
Ushqimi mund të kontaminohet nga duar të palara dhe të infektuara. Më shpesh ndodh në rastet e ushqimeve, që përgatiten me duar të cilat nuk lahen me sapun pas përdorimit të tualetit.
Salmonela mund të gjendet në feçet (jashtëqitjet) e kafshëve shtëpiake, kryesisht atyre që mund të kenë diarre. Njerëzit mund të infektohen nëse nuk bëjnë larjen e duarve pas kontakteve me to.
Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.
Ushqimet e kontaminuara me salmonelë shpesh duken si normale.
Si ta dalloni nëse jeni prekur nga salmonela
Shenjat e salmonelës përfshirë diarrenë, ethet etj shfaqen 12-72 orë pas infeksionit dhe sëmundja vazhdon edhe 4-7 ditë. Disa njerëz e kalojnë këtë sëmundje pa trajtim dhe të tjerët që kanë imunitet të ulët e kanë të nevojshme të trajtohen në spital.
Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave.
Si mund të shmagni salmonelën
Mos hani vezë të gjalla ose të pagatuara (pa i zier ose skuqur). Vezët e gjalla mund të përdoren në disa ushqime, si: salca hollandeze të bëra vetë, sallata Ceasar, sallata të tjera, tiramisu, akulloret e përgatitura vetë, majonezat e përgatitura vetë, brumërat e përgatitur vetë etj.
Piqini ose ziejini ushqimet në sasinë e duhur. Përdorni termometër, që të jeni të sigurt që ushqimet gatuhen në temperaturën e duhur. Mos përdorni ngjyrues në mish.
Shmangni përdorimin e qumështit ose produkteve të tij të papasterizuar.
Shmangni kryqëzimin e kontaminimit të ushqimeve. Mbani mishin e përgatitur të ndarë nga ai i papërgatitur.
Pastroni (lani) shpesh duart, thikat, tavolinat e përgatitjes së ushqimeve dhe pajisjet e tjera pas përgatitjes së ushqimeve të pagatuara.
Lani duart para përgatitjes së ushqimeve me dorë dhe midis përgatitjes së ushqimeve të ndryshme.Mos përgatisni ushqim për të tjerët ose shërbeni ujë në rast se keni salmonelë.
Lani duart pas kontaktit me feçen (jashtëqitjen) e kafshëve. Zvarranikët janë mbartës dhe transmetues të baktereve të salmonelës. Konsideroni të mos mbani zvarranikë (përfshirë breshkat) dhe kafshë shtëpiake, kryesisht nëse keni fëmijë të vegjël ose të rritur.