[sgmb id=”1″]
Ish-kryeministri Sali Berisha distancohet nga listat e Partisë Demokratike për kandidatë për deputetë, lista nga të cilat janë përjashtuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Thuajse të gjithë ministrat me të cilët ai ka qeverisur për 8 vjet dhe thuajse të gjitha prurjet dhe figurat historike që ai ka sjellë në PD, janë lënë jashtë listës së PD-së
Në përgjigjen që i kthen një qytetari, Berisha hedh poshtë aludimet se ai mund të ketë qenë pjesë e hartimit të tyre.
“Faleminderit për mesazhin, me këtë rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD është ekskluzivisht vetëm e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit i cili pa asnjë keqardhje ka patur zero rol në listen e re. Por unë mendoj se është e drejtë ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij,me urimet e mia më të mira për ju, me respekt Sali Berisha”