[sgmb id=”1″]
Një nga personalitet e opozitës që u la jashtë listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit nga kreu I PD-së, Lulzim Basha, ishte Astrit Patozi.
Patozi ka qenë një ndër zërat më të fuqishëm të opozitës, ku shumë fjalime të tij kanë qenë me peshë në parlamentin shqiptar.
Ai nuk ka reaguar ende në lidhje me këtë gjë, por ka qenë kreu i LIBRA-së, Ben Blushi i cili ka shprehur keqardhjen e tij se Astrit Patozi nuk do të jetë në Kuvendin e ardhshëm.
Statusi i Blushit:
“PËR KOLEGUN ASTRIT PATOZI Në mëngjes mora vesh se kolegu demokrat Astrit Patozi nuk do jetë në Kuvendin e ardhshëm. Astrit Patozin e kam patur kundërshtar, por megjithatë ishte nga njerezit e rrallë që e dëgjoja kur fliste.
Besoj se parlamentit nuk do ti mungojë një demokrat më shumë por demokratëve të paktë në atë Kuvend do tu mungojë një mik më shumë. Megjithatë beteja vazhdon Astrit. Nëse e pranon do flas edhe për ty,megjithëse ti sdo jesh aty për të më thënë: Ben u mbyll ndërrmarrja, puntorët ikën në shtëpi”, –