Loading...

Banka Botërore: Shqipëria shpenzime super të larta për policinë!

[sgmb id=”1″]

Banka Botërore në një studim të ditëve të fundit “Financat Publike dhe Sektori i Sigurisë” gjeti se Shqipëria ka shpenzime të larta në rang global për policinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Banka ka marrë në analize periudhën  1988–2000, ku Shqipëria renditet e teta në mesin e 82 vende të marra në analizë. Gjatë kësaj periudhë shpenzimet buxhetorë të Shqipërisë për policinë ishin rreth 1.8 për qind e PBB, teksa mesatarja globale ishte 1 për qind.

Banka vë në dukje në vende të ndryshme si Shqipëria, Meksika, Afrika e Jugut dhe Uganda, kanë ngritur task-forca të posaçme për t’iu përgjigjur problemeve specifike të krimit, siç është dhuna gjinore, korrupsioni ose krimet e drogës.

Megjithëse këta shembuj tregojnë një tendencë pozitive, Banka ka vene re se, këto mekanizma koordinues në strukturat e policisë jo domosdoshmërisht  kanë siguruar drejtësinë penale.

Banka këshillon se një sistem i koordinuar mirë mund të sjellë më shumë përfitime, kundrejt koordinimit të dobët që rrit fragmentimin, shton kostot dhe kohën, zvogëlon llogaridhënien dhe krijon barriera për qasje në shërbime.

Banka sugjeron se lufta efektshme e përdorimit të drogës dhe trafikimit kërkon koordinim midis institucioneve të ndryshme përtej sektorit të drejtësisë.

Në veçanti, agjencitë publike dhe madje edhe privatet nga shëndetësia, arsimi dhe shërbimet sociale duhet të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit për të trajtuar aspektet shumëplanëshe të përdorimit të drogës dhe trafikimit.

Qeveritë e Australisë, Meksikës, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian kanë krijuar strategji të ndryshme mbarëkombëtare dhe mekanizma koordinimi në përpjekje për të zvogëluar tregun e paligjshëm të drogës.

Banka thotë gjatë pranimit në polici shumë vende shohin të rëndësishme përgatitjen fizike dhe aftësitë në intervista dhe protokollet në menaxhimin e turmave dhe mbështetjen e viktimave, por shkalla e arsimit sidomos në nivelet e larta duhet të merret në konsideratë, e cila rregullohet duke dhëne shpërblime financiare për më të shkolluarit.

Gjithashtu rekrutimi i policëve nga komunitetet e nënpërfaqësuara shihet si një strategji e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet e shtetit me komunitete që prodhojnë më shumti vepra penale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com