Loading...

Babë e bir kandidojnë për deputet në 18 Qershor!

[sgmb id=”1″]

Frenat e Partisë Kristian Demokrate, të drejtuar dikur nga Mark Frroku, i ka marrë tashmë në dorë Dhimitër Muslia.

I deklaruar në aleancë me PS-në, Muslia ka vendosur të rregjistrojë partinë e tij në zgjedhjet e 18 qershorit, duke paraqitur edhe kandidatët për të gjitha zonat elektorale.

Nga një vështrim e listës së PKD-së, ka konstatuar një fenomen që rrallë ndodh në politikë: veç emrin të tij, Dhimitër Muslia ka rregjistruar edhe të birin si kandidat për deputet në zgjedhje.

A është ky një veprim në mungesë të gjetjes së një kandidati apo një dëshirë e kreut të PKD-së që edhe djali i tij të ndjekë rrugën e babait kjo është e paqartë.

Por fakt është se Dhimitër Muslia kryeson listën e PKD-së në Qarkun e Shkodrës, ndërsa djalin e tij, Mikel Muslia e ka renditur të 10-in në listën e kësaj partie në Qarkun e Tiranës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com