Loading...

Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagoset boksieri i Vllaznisë .

[sgmb id=”1″]

Plagoset me arme zjarri boksieri i Vllaznise, Nelson Hysa. Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg, ne qytetin e Shkodres.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se boksieri Hysa ka marre dy plumba.

Ai u transportua me urgjence ne spitalin rajonal te qytetit te Shkodres.

Sipas hetimeve mësohet se ishin dy persona me motor ata që e kishin pritur dhe e kanë qëlluar.

“Kane qene dy persona me motor, e kane pritur dhe e kanë qelluar sapo ai ka dale nga berberi”- raporton gazetari i “Panorama”.

Burime nga spitali bëjnë me dije se boksieri eshte jashtë rrezikut per jeten. Mjeket thone se ai ka marre dy plumba ne pjesen e siperme te legenit.

Nderkohe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes. Nuk ka ende detaje lidhur me autoret apo te dyshuarit si autore.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com