[sgmb id=”1″]
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me ironi në lidhje me marrëveshjen politike të arritur ditën e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
Si pasojë e kësaj marrëveshje, një ndër ministrat që do të zëvendësohet me ministër teknik është ai i Brendshmi Fatmir Xhafaj.
“Dhe i pata thene atij Xhafes, para se te ndryshonte gjithe drejtoret e policise dhe shefat e komisariateve, “gjoja” se ishin implikuar apo kishin lejuar mbjelljen e canabisit vitin e shkuar…
Mos o derman, mos i levis “cunat e hashashit” se do i hapesh pune vetes.
Po pse do thoni ju, degjonte ai?!!! Jo qe jo. Naaaa, kokengjeshur!!!!
Me nje te rene te lapsit i hoqi nja 90 drejtues me te larte te policise, nga qendra ne rrethe.
“Jam trim,- me tha- nuk pyes njeri une. Do e shperbej gjithe kartelin e kanabisit nga policia deri te bandat neper sera e tunele”.
E me t’ju sul, nuk la tunele, magazina e hangare pa goditur. C’ti dilte perpara. Ore sikur e zuri hashashi, te them!!!”, – shkruan Hoxha