[sgmb id=”1″]
Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, i është drejtuar këtë mëngjes Kryeministrisë. Pak metra larg çadrës së opozitës, ai po zhvillon një takim kokë më kokë me kreun e Qeverisë, Edi Rama.
Ky është takimi i parë i Ramës përtej mbledhjes me kandidatët e PS-së për deputetë, që zhvillon pas tryezës së bisedimeve mbajtur ditën e djeshme me kërkesë të Presidentit Nishani.
Ky takim i tyre zhvillohet pak para konferencës së planifikuar për mediat që kryeministri do të mbajë mesditën e sotme.
Ai u shpreh dje para gazetarëve se propozoi monitorim si asnjëherë më parë në takimin me kundërshtarin politik Lulzim Basha. I pyetur për ndonjë takim të ardhshëm, ai deklaroi se nuk ishte në planet e tij, megjithatë nuk do ta refuzonte.