[sgmb id=”1″]
Sipas mediave italiane dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, një “Volksvagen Passat” dhe një “Volksvagen Fox”.
Mga informacionet paraprake viktimë ka mbetur 40-vjeçari italian Antonio Gallo, i cili udhëtonte me makinën tip “Volksvagen Fox”.
Dy personat që udhëtonin me makinë tjetër, babë e bir shqiptarë (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur), janë plagosur rëndë.
Ata janë transportuar me urgjencë në spital.
Hetimet janë në vijim për të zbardhur dinamikën e aksidentit.