[sgmb id=”1″]
Është një nga moderatoret më të njohura dhe simpatike të ekranit shqiptar. E shohim tashmë prej kohësh në ‘Top Channel’ ku ka rrëmbyer dashamirësinë e një pjese të madhe të publikut jo vetëm me emisionet që moderon, por së fundmi edhe për kauzën që po mbron e cila pritet të marrë përmasa ndërkombëtare.
Po flasim për Albana Osmanin e cila ka prezantuar prej disa muajsh tashmë projektin ‘Ti je një luledielli’, për mbledhjen e fondeve për fëmijët me sëmundje gjaku. Ajo arriti të mblidhte 60 mijë euro sa ishte edhe objektivi i parë.
Gjatë kësaj kohe ajo ka marrë mbështjetjen e shumë shqiptarëve që kanë kontribuuar por edhe të të tjerëve nga bota e njohur e telvizionit, artit dhe politikës. Mes tyre dallon edhe kryeministri Edi Rama.
Të gjithë e mbajmë mend foton e Albanës me Ramën duke mbajtur librin e tij të veçantë me piktura, një dhuratë për moderatoren që kreu i qeverisë pati kënaqësinë ta firmosë e t’i kushtonte një dedikim.
Por, ç’ndodhi gjatë atij takimi, për të cilin ne kemi parë vetëm një foto?
“Kryeministri që unë pëlqej dhe kam për zemër pasi është artist dhe tejet karizamatik, më ka pritur në zyre si të isha Princesha Diana, me shumë respekt dhe dashuri . Nuk isha Diana por Albana , njësoj në përshëndetjen e tij të përzemërt. Në sytë e tij kjo që po ndodhte me këtë fushatë ishte shumë e vyer. Në çdo vend të botës njerëz të njohur dhe me influencë në mënyre të vazhdueshme realizojnë iniciativa te tilla. Ndaj kjo e jona mori përshëndetjen më optimale nga kryeministri. Sigurisht realizuam dhe foto, dhe do ta ruaj kujtim si një nga momentet e veçanta për mua ! Librin i tij me grafikat dhe artin e tij, dhe me dedikimin aq special, e kam shfletuar disa herë dhe do e ruaj në bibliotekën time me shumë vlerësim.” Ka thënë Albana.