[sgmb id=”1″]
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin dhe jo vetëm, ku një 23-vjeçare, oficere policie vrau veten me armën e shërbimit, të tjera detaje dalin në dritë.
Peranxhela Shahini në rrethana ende të paqarta i dha fund jetës në banesën e saj Katund Sukth. Ajo është gjetur e pajetë nga familjarët e saj, të cilët të shokuar lajmëruan policinë për ngjarjen.
Nga dëshmitë e siguruara , kolegët e saj dhe familjarët pohuan se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte asnjë problem. Nga ana tjetër ata u shprehën se Peranxhela ishte një tip i mbyllur, por shumë korrekte në punë. 23-vjeçarja kishte konkurruar në Shkollën e Policisë në vitin 2014, ndërsa kishte fituar nga testi 52 pikë dhe ishte renditur e 266 në listë.
Tashmë, policia dhe prokurorë të rrethit ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetojnë në lidhje me shkaqet e krimit. Nga këqyra paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.