[sgmb id=”1″]
Gjykata e Tiranës dënon me 3 vite e 6 muaj burg bashkëshorten e ish futbollistit të Tiranës Indrit Fortuzi.
Dënimi ndaj Junida Fortuzit është dhënë me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj shtetasve të cilët në këmbim të udhëtimeve me agjensinë turistike “Just Travel” ajo u merrte paratë duke i lënë në mes të rrugës.
Dënimi është dhënë nga gjykata e Tiranës me akuzën e mashtrimit më shumë se njëherë ndaj Junida Fortuzit ndërsa akuza e mashtrimit me pasoja të rënda është rrëzuar në gjykatë.
Ky vendim është dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu në dhomën penale të tiranës aty ku bashkëshortja e ish futbollistit të famshëm është gjykuar në mungesë.
Për ciftit Fortuzi hetimet nisën nga policia e Tiranës dy vite më parë aty ku u depozituan ndaj tyre me 10 kalllëzime për mashtrime bën me dije “Report Tv”
Sipas hetimeve rezultoi se ish futbollisti njohur ndryshe dhe me epitetin “Zogu i Tiranës” në Futboll sëbashku me gruan e cila ishte administrator e “Just Travel” mashtruan qytetarët duke përfituar mijëra euro në këmbim të udhëtimeve që si realizuan kurrë.
Aktualisht Indriti sëbashku me të shoqen janë larguar jashtë vendit ndërsa në gjyq si e pandehur u dërgua vetëm Junida Fortuzi dhe ndaj Futbollistit hetimet u vecuan.
Prej më shumë se dy vitesh ata rezultojnë se janë larguar jashtë vendit dhe ende mbetet mister destinacioni se ku qëndrojnë pasi u larguan nga mashtrimet dhe borxhet e akumuluara në Tiranë.