Loading...

27-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë, në pranga autori.

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka mbetur i vrarë një i ri. Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë me pasojë një viktime.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Vladimir Luli, i akuzuar se ka vrarë shtetasin A.K, 27-vjec.

Njoftimi i policise 

Më datë 10.05.2017, rreth orës 11:55, në Çekrezë, ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 27 vjeç, në pjesën e barkut dhe u dërgua në S.Q.U., për ndihmë mjeksore por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli.

Specialistët e Krimeve ndaj jetës në D.V.P. Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com