[sgmb id=”1″]
Një infermiere e re ka shkatërruar jetën me dëshirën e pakontrolluar për mbushjen e buzëve.
22-vjeçarja që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Por, ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.
“Hurriyet” thotë se Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë por kërkoi mbushje të përhershme.
Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.
Mjeku Metin Yavuz që po merret me infermieren, tha se ekipi i tij po përpiqej të kuptonte se çfarë lënde është injektuar në buzët e saj.
Ai tha se e reja nuk ka rrezik për jetën, por nuk dihet nëse do ta arrijë më pamjen e mëparshme. /tvklan.al