[sgmb id=”1″]
Është gjithnjë e vështirë të ushqesh një fëmijë të vogël, kur bëhet fjalë për ushqimet që duhet të përdorim për të. Këtu janë dy receta të thjeshta nga dietologia Rolina Naco, për t’i ushqyer në mënyrën e duhur.
Krem me vezë-polentë
Recetë:
90 ml qumësht
1 të verdhë të vezës
1 lugë gjelle polentë
Në një ibrik ziejmë qumështin, të verdhën e vezës e përziejmë me polentën dhe më pas I përziejmë me qumështin, por që e kemi fikur zjarrin.
Është mirë të konsumohet e ngrohtë, pasi më vonë mpikset mjaft! Ose shtojmë pak më shumë qumësht.
Patate e ëmbël me mollë:
Recetë:
1 patate mesatare pa lëkurë
1 mollë mesatare pa lëkurë dhe pa fara
100 gr qumësht
Presim mollën dhe pataten në kubikë dhe i ziejmë ato jo shumë fort. I vendosim në mikser bashkë me qumështin dhe është gati!!! Duhet të konsumohet brenda 48 orësh.